Prej disa kohësh Stresi është në burg, pasi u raportua nga Policia se ishte pjesë e një grupi kriminal. Shohim vazhdimisht postime në rrjetet sociale të reperit, megjithëse nuk e dimë nëse i menaxhon ai apo dikush tjetër. Por, Stresi është bërë i gjallë për publikun, ditën e djeshme, kur ka telefonuar papritur në Aldo Morning Show. Mes të tjerash, ai ka bërë të ditur se ndodhet në burgun e Fushë-Krujës. Reperi është prezantuar si “bad boy for life” dhe biseda ka vijuar kështu:

 “Alo, mirmëngjes!”

 “Kush jeni dhe nga flisni?”

“ Bad boy for life, të marr nga burgu i Fushë-Krujës.”

“Edhe një herë?”

“Arkimed Lushaj, nga burgu i Fushë-Krujës.”

I surprizuar Aldo e ka pyetur se çfarë bën aty dhe se ai e dinte në Tiranë. Stresi ka treguar se ka shkuar për t`u rehabilituar pak dhe se ndihet shumë mirë. Po ashtu, ka shtuar se është gjithmonë djali i prapë, por me shpirt të mirë. Bisedën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.