Të gjithëve na ndodh...Bëhemi nostalgjik në një moment të jetës sonë dhe vrapojmë drejt albumeve të vjetra familjare për të shfletuar kujtimet, ato fotot e vjetra bardhë e zi, si edhe me shumë gjasë ato çaste të fiksuara në aparat që mund edhe të na kenë dalë nga mendja. Kështu, diçka e ngjashme duket se i ka ndodhur edhe trashëgimtares së pasur të Top Channel, Lori Hoxha.

Aktualisht, ndonëse është zhvendosur në Londër, ku po kryen studimet master dhe shpesh na njeh me stilin e saj luksoz të jetës dhe veshjeve përmes fotove dhe videove. Kështu, ditën e djeshme përmes snapchat-it, ajo ka zbuluar për publikun virtual dy foto të shumë viteve të kaluara, pikërisht në adoleshencën e Lorit, kur ajo ishte jo më shumë se 16 vjeçe.

Në njërën prej tyre Lori shfaqet me të motrën në  London Eye në vitin 2004!

Me kalimin e viteve, sigurisht që trashëgimtarja e pasur e Top Channel ka ndryshuar jo pak, por kryesorja ajo sot është një nga vajzat më influencuese në botën virtuale, me mijëra ndjekës në rrjetet sociale që e duan dhe e admirojnë për stilin e saj të jetës dhe veshjeve!