Gjithçka duket kaq reale dhe shumë pranë ëndrrës së një vajze! E veshur me fustan nusërie, në një atmosferë magjike me dekor fantastik, me të ftuar special, çdo detaj në videot dhe fotot e fundit të Mimoza Shkodrës ngjan kaq emocionues dhe i vërtetë. Mjaftoi ekspozimi i saj si nuse dhe mediat nuk po reshtin së shkruari për këtë zhvillim të fundit rreth këngëtares së njohur.

Në fakt, këtë periudhë më shumë se kurrë më parë, Mimoza po përmendet për çështjet sentimentale, për ndarjen nga Seldi, për pushimet këto ditë dhe kuriozitetin se kush po e shoqëron, por kjo e fundit i vuri kapakun të gjithave: Mimoza Shkodrën nuse kaq shpejt nuk e kishim imagjinuar. Ajo shfaqet në krahë të Adrian Gaxhës, edhe ai i veshur si dhëndërr. Duken si çift i vërtetë apo jo?

Në fakt, e kontaktuar nga Iconstyle, këngëtarja e njohur i sqaroi më në fund të gjithë. Nuk bëhet fjalë për një dasmë të vërtetë, por për xhirimet e fundvitit. "Është vetëm për xhirimet e Vitit të Ri. Do ta shohin të gjithë në programin që do të shfaqet natën e ndërrimit të viteve ‘Op Op Labi Party’", tha ajo.

Më në fund, u sqaruam edhe ne!