I ke parasysh ato ditët e fundit pranë festave?
Sapo ke marrë pushimet dhe ke 1001 gjëra në listë për të bërë: pazaret e shtëpisë, menu-në e natës së ndërrimit të viteve, zbukurimet e fundit që i ke lënë pas dore se nuk ke patur kohë. Sikur të mos mjaftonin këto, shto dhe stresin e dhuratave!

Po, e dimë shumë mirë si ndihesh!

Prej disa vitesh në Shqipëri zakoni i “qokave” në çdo shtëpi të fisit në datën 1 janar është zëvendësuar me një traditë të re: dhuratat e fundvitit! Dhe kur e ke jetën të ndarë midis kaq shumë gjërave [familja, puna, palestra,jeta sociale] kjo kthehet në një problem më vete: ku të gjej dhuratën më të mirë, me çmim të përballueshëm dhe mbi të gjitha, ku të gjej një vend i cili më ofron ide dhuratash për nipin e vogël dhe njëkohësisht për gjyshen e gjyshin që të mos i kaloj pushimet duke bërë maratonën e vrapit 2018.

Po sikur të të themi që një vend i tillë i cili ofron dhurata për çdo moshë e çdo shije është më pranë nga sa mendon? Jo, nuk ke përse të vish vërdallë nëpër qytet duke u endur sa në një dyqan në tjetrin, madje [guxojmë ta themi dhe këtë] mund t’i zgjedhësh dhuratat pa dalë fare nga rehatia e shtëpisë.

Mjafton një vizitë virtuale në faqen e ALBtelecom dhe mund të gjesh një pafundësi idesh: për miqtë cool, për të dashurin e zemrës apo për prindërit e gjyshërit! Më pas shko në pikën më të afërt të ALBtelecom, merr paketat që dëshiron dhe ja tek u zgjidh gjithçka!

Tani që e more vesh, merr frymë, nis lundrimin dhe na falendero më vonë!
Sepse ALBtelecom t’i sjell të gjitha në këto festa!