Të gjithë ata që dikur e kanë adhuruar Eminem-in dhe muzikën që ai bënte, i mbajnë mend videoklipet e tij, ku në të shumtën trajtoheshin histori nga jeta e vështirë e reperit. Në disa prej videoklipeve të asaj kohe Eminem ka bërë pjesë edhe të bijën, Hailie. Me siguri ju kujtohet vogëlushja bjondje, që ngjasonte aq shumë me të atin.
Sot, Hailie është bërë një zonjushë dhe nuk ngjan aspak me vogëlushen e videoklipeve. Hailie Scott Mathers është diplomuar në psikologji dhe është një influencuese Instagrami. Ajo ka 1.4 milionë ndjekës, me të cilët ndan foto nga përditshmëria e saj, nga koncertet e të atit, si dhe me të dashurin disavjeçar. Hailie është 23 vjeçe dhe arrin ta ruajë privatësinë e saj me të njëjtin fanatizëm si i ati.
View this post on Instagramhad dinner in an igloo that reminded me of somewhere i’d rather be ð??´ð??¿