Duket se shtatzënia e ka bërë Meghan Markle më të ndjeshme se kurrë. Nuk ka ditë që emri i saj nuk përmendet në media dhe dukesha nuk po i përjeton mirë lajmet që po thuhen për të. Është përfolur shumë që marrëdhënia me saj dhe Kate nuk po shkon mirë, gjithashtu motra dhe i ati i saj nuk ndalen së bëri deklarata nga më të ndryshmet në media dhe gjendja e dukeshës është mëse e justifikuar.
Burime pranë saj kanë pranuar që nga njëra anë është shtatzënia që e ka bërë më të ndjeshme, ndërsa nga ana tjetër janë thashethemet dhe reagimet e ashpra ndaj saj që e kanë stresuar shumë dukeshën e Sussex-it. Po ashtu, princi Harry ndihet përgjegjës për gjendjen e të shoqes. Pra, situata në Pallatin Mbretëror nuk qenka aspak e qetë.