Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez janë një prej çifteve më të komentuara italiane. Dasma e tyre madhështore u komentua në të gjithë botën dhe teksa ata duken më të lumtur se kurrë, Fabrizio Corona kujdeset që të bëjë sërish zhurmë, kësaj radhe duke vënë në qendër të vëmendjes pikërisht ata. Sa herë që Corona del në një emison ka diçka për të thënë që do të tondisë botën e showbiz-it.

Corona në Verissimo

Të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë, kur i ftuar në emisionin Verissimo, ish mbreti i paparacëve ka rrëfyer se e ka tradhtuar ish-partneren e tij, këngëtaren Silvia Provvedi dhe më pas ajo është hakmarrë duke e tradhtuar me reperin Fedez. Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës që Fedez ka qenë i fejuar me Chiara Ferragni-n. Blogerja i është përgjigjur një ndjekësi në Instagram, që e ka ngacmuar duke e pyetur për tradhtinë e Fedez me Silvia-n. “Të duket se është kështu”, -i është përgjigjur Chiara duke lënë të kupohet se ajo është e sigurt për besnikërinë e partnerit. Nga ana tjetër, mediat italiane theksojnë që Fedez ka pasur një flirt me Silvia Provvedi-n, por gjatë kohës që ai nuk ka qenë i lidhur me Chiara-n.

Fabrizio Corona dhe Silvia Provvedi