“Ditë për ditë” është programi më i ri që do të nisë së shpejti në Televizionin Klan. Alba Çobaj, moderatorja e programit, që në fillim të sezonit të ri, ka qenë pjesë edhe e spotit të programeve të reja. Puna për programin e ri ka nisur prej kohësh, por pritet që shumë shpejt, gjithçka të konkretizohet në ekran.

Në profilin e saj në Instagram, Alba ka postuar sot pamje nga zyra dhe puna që ka nisur për ta bërë së shpejti konkret projektin.

Emisioni i ideuar nga Drejtori i Programeve në Tv Klan, Armand Shkullaku, me kryeredaktore Elda Lazen, do të jetë çdo ditë me rubrika të larmishme që do të prezantohen nga Alba dhe gazetarë të tjerë. Në emision nuk do të mungojnë të ftuarit e zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm.