Të gjithë janë duke diskutuar dhe duke vënë baste për gjininë apo emrin e fëmijës së Meghan dhe Harry-t. Pjesëtari i ri që pritet t`i shtohet familjes mbretërore është qendra e vëmendjes për momentin dhe për të gjithë ata që duan të dinë më shumë detaje për vogëlushin/en, na lejoni t`ju themi që kemi informacione të reja. Harry dhe Meghan nuk do të ndjekin hapat e Kate dhe William, pasi nuk kanë në plan të punësojnë një dado të kualifikuar për vogëlushin.

Meghan dhe e ëma, Doria Ragland

Sipas raportueses së familjes mbretërore për Vanity Fair, çifti mbretëror nuk kanë në plan të punësojnë një dado, të paktën jo për momentin, por do të mbështeten te ndihma e nënës së Meghan, Doria Ragland. Po ashtu, duke qenë se Harry është i apasionuar pas teknologjisë, dhoma e bebit do të jetë high-tech. Mësohet se dhoma do të jetë e pajisur me sistem stereo, dritare sigurie dhe kamera, kështu ata do të mund të kontrollojnë çdo gjë nga smartphonet.