Kryeministri Edi Rama, së fundi ka ekspozuar veprat e tij artistike në një ekspozitë të veçantë në galerinë “Carlier Gebauer”, në Berlin. Ai që mbeti për vite të tëra hero i botës së artit, megjithëse zgjodhi të ulej në karrigen e politikës, këtë herë prezanton veten në të tjera dimensione.

Megjithëse e ndien nevojën e herëpashershme për të folur edhe përmes artit të tij kontemporan, Kryeministri Rama zgjedh “të pushojë” herë pas here në artin e tij, t’i largohet përditshmërisë dhe politikës, për t’u prezantuar në një profil tjetër me publikun.

Është e vërtetë po t’i mendosh dy dimensionet e Kryeministrit, si ai nuk kemi parë politikanë e kryeministra dhe në botë.

Në një intervistë ekskluzive për gjermanen Die Welt, kreu i qeverisë thotë se mbetet akoma emigrant në artin e tij: “Unë e shoh veten si refugjat në botën e artit. Hyj brenda dhe më pas largohem sërish. Nuk kam vendbanim të përhershëm në botën e artit. Më kujton shumë politikën – gjithçka është shumë e ngushtë aty.

Kush ka njerëz politika apo arti këtu??

Por, gjithashtu ka shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe mundësi të pakufizuara…”!

Mbi një bardhësi të dukshme e dominuese, me dizajne aspak të zakonshme, shfaqen piktura e skulptura moderne që flasin më gjuhën e ditëve tona. Simbolet, vështirë t’i zbërtheni të gjitha, por ajo që është e dukshme është “zbathja” e Edi Ramës dhe e të gjithë të pranishmëve që panë nga afër një ekspozitë të përmasave të tilla. Shumë prej punëve unike të prezantuara në Berlin, u vlerësuan edhe nga elita e kritikës vendëse dhe europiane.

Një koleksion i kombinuar me të gjithë elementët dhe përmasat e një artisti, ra në sy të të gjithëve, duke u bërë pjesë e mediave prestigjioze gjermane.

Siç tha edhe vetë Kryeministri për Die Welt, “arti thjesht hap një tjetër botë për artistët. Të krijosh art nënkupton të jetosh në një botë dhe në të njëjtën kohë ta kesh mundësinë të udhëtosh në një botë tjetër, pa lëvizur fare…”. 

Adi Dule, kurator i ekspozitës

Kurator i kësaj ekspozite është artisti Adi Dule. Në këtë udhëtim, Kryeministri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe tre fëmijët, Greg, Rea dhe Zaho. Dje Kryeministri postoi në Instagram një foto të familjes së kompletuar duke përkëdhelur Zahon e vogël që ndjek dhe nderon babanë kudo tani. Familja e veshur me të zeza duket shumë elegante.

Qofsh edhe zbathur, siç ishte vetë Rama këtë herë!