Ka pasur pafund spekulime se ku do të vijë në jetë fëmija i Meghan dhe Harry-t. Megjithatë, gjasat më të mëdha janë që edhe Meghan ta sjellë në jetë fëmijën e saj në Lindo Wing, aty ku ka lindur Kate dhe Diana. Së fundmi është shtuar një tjetër provë që e konfirmon këtë gjë. Stafit të Lindo Wing i është kërkuar të mos marrin pushime gjatë muajit prill, periudhë në të cilën dukesha do të lindë.
“Stafit të Lindo Wing i është kërkuar të mos marrë pushime në muajin prill. Të gjithë mendojnë që kjo ka lidhje me bebin mbretëror, por ende nuk është konfirmuar gjë”, -ka thënë një burim për The Telegraph. Më parë, Meghan ka zbuluar se do ta sjellë në jetë fëmijën në fund të prillit ose në fillim të majit dhe të gjitha provat tregojnë se edhe ajo do të lindë në të njëjtin vend si Diana dhe Kate.