Ka kaluar një vit tashmë, që kur Kylie solli në jetë vajzën e saj, Stormi. Na kujtohet shumë mirë dita, kur pas shumë muajve të kaluara jashtë vëmendjes së medias, Kylie dha lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes së saj. Sot Stormi bën një vjeçe dhe Kylie ndihet njeriu më me fat në botë. Për të uruar vogëlushen, ajo ka zgjedhur fjalët më të bukura që një nënë mund të thotë dhe ka postuar disa foto të papublikuara më parë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Jam shumë me fat që kam një vajzë të ëmbël, të zgjuar dhe të lumtur. As në ëndërr nuk mund të të kisha imagjinuar kështu, Storm. Do të doja të qëndroje përherë kaq e vogël dhe të mund ta mbroja buzëqeshjen tënde ngjitëse. E di që s`do të të kujtohet viti yt i parë i jetës, por lutem që të mos harrosh të ndash gëzimin dhe buzëqeshjen tënde me botën. Dashuria ime për ty shtohet me shpejtësinë e dritës. Çdo ditë me ty është dita më e lumtur e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im në tokë”, -ka shkruar Kylie.

Po ashtu, ajo ka postuar një sërë fotosh dhe videosh të vogëlushes me dy prindërit e saj.

Ja dhe një video e Stormit të vogël.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on