Para pak ditësh vajza e Kylie dhe Travis Scott, Stormi mbushi 1-vjeçe. Kylie u kujdes që t`i realizonte një festë ku të pranishëm ishin të gjithë njerëzit e tyre të afërm (lexoni më shumë). Mëmësia po i pëlqen aq shumë Kylie-t, saqë dëshiron një fëmijë të dytë. Në deklaratat e mëparshme, ajo e ka lënë të hapur mundësinë për të pasur një fëmijë tjetër së shpejti. E pyetur nga një fans në Twitter nëse është sërish shtatzënë, ajo e mohoi këtë gjë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë, pasi edhe shtatzëninë e parë, ajo e mbajti sekret dhe zbuloi çdo gjë vetëm pasi Stormi erdhi në jetë. Dyshimet se Kylie mund të jetë shtatzënë janë shtuar menjëherë pasi ajo postoi një foto, ku shfaqej e përqafuar me partnerin e saj Travis Scott. “Bebi numër 2”, -ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos. Disa mendojnë se një bebe është rrugës, ndërsa të tjerë thonë se është thjesht një përkëdhelje për të dashurin e saj. Se çfarë ka dashur të thotë Kylie, mbetet për t`u parë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on