Sot ajo është një ndër blogeret më të famshme dhe më me ndikim në botë. Të gjithë e adhurojnë për stilin e veshjes apo për ato që ka arritur në jetë, por si ka qenë Chiara Ferragni në fillimet e saj? Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka postuar disa foto nga fillimet e karrierës, para se ajo të ishte Chiara që sot e njeh gjithë bota. Dikur, siç thotë ajo, kur askush nuk e kuptonte se çfarë po bënte apo se pse postonte foto të veshjeve të saj. Dikur kur grimi dhe stili i blogeres ishte shumë ndryshe nga ai që shohim sot.

2008/2009/2010- fillimi i të gjithë udhëtimit tim. Vitet kur fillova të eksperimentja me pamjen time dhe më e rëndësishmja të postoja foto në Flickr dhe Lookbook dhe nga tetori i vitit 2009 në blogun tim ‘The Blonde Salad’. Të gjithëve iu dukej e çuditshme ajo që po bëja. Vendosja gjithmonë laps të zi sysh dhe flokët i mbaja të rrëmujshëm. Investoja vetëm në çanta të stilistëve të njohur, ndërsa pjesa tjetër e veshjes ishte vintage ose Zara”, -ka shkruar blogerja në fotot e publikuara në Instagram.

“2011/2012/2013 – vitet kur askush nuk e kuptonte se çfarë po bëja, por dita-ditës unë isha gjithmonë e më e sigurt në rrugëtimin tim. Njerëzit që më urrenin ishin gjithmonë aty, por këto ishin vitet kur fillova të mos më interesonin dhe ndryshova sjellje ndaj atyre që s`më kuptonin. Fillova të grimohesha dhe të bëja flokët duke u ndjerë e rritur dhe jo më fëmijë. 2012-a ishte viti kur fillova të postoja jo vetëm në blogun tim ‘The Blonde Salad’, por edhe në Instagram duke ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si komunikoja me ndjekësit. 2013-a ishte viti kur u zhvendosa në Los Angeles dhe stili im ndryshoi po ashtu”, -ka vazhduar ajo.

"Kujt i kujtohen këto veshje nga tapeti i kuq të Festivalit të Filmit në Kanë dhe Venecia?" -e mbyll Chiara.