Gjërat materiale nuk janë aq të rëndësishme, megjithatë në kohë feste është mirë të përfshihesh dhe t’i kënaqësh njerëzit e dashur. Për meshkujt është e vështirë të zgjedhësh, sepse pjesa më e madhe e tyre i duan dhuratat praktike dhe gjëra funksionale. Por të tilla dhurata ndonjëherë bëhen edhe të mërzitshme.

Këtu keni disa propozime interesante, që nga gjërat e zakonshme e deri tek ato më të veÒ«antat që mund t’i dhuroni partnerit për Shën Valentin. Bashkë me dhuratën, planifiko të shpenzosh pak para për ndonjë ëmbëlsirë apo një DVD me filmin e tij të adhuruar.

Dhe ki parasysh:

Befasoje me diçka kreative, por që i përgjigjet personalitetit të tij.

Bëji dhurata argëtuese! (Bli bileta për koncert apo për ndeshje sportive).

Shoqëroje dhuratën me një fotografi të përbashkët, të vendosur në kornizë, e cila i kujton një moment të rëndësishëm nga jeta.

Në këto foto me propozime dhuratash, mund të gjesh edhe diçka që atij i mungon. Mjafton t’i vendosësh një detaj të personalizuar dhe dhurata merr tjetër vlerë.