Javën e kaluar aktorja e njohur për rolin e Nihal në serialin “Dashuri e ndaluar” i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi dashurinë me aktorin Ali Atay në një ceremoni, ku të ftuar ishin personazhe të njohur të botës së showbiz-it në Turqi. Mes të ftuarve VIP, të shumtë ishin edhe aktorët e serialit “Dashuri e ndaluar”, por u vu re se mungonte Beren Saat (e njohur si Bihter).

Mediat turke kanë bërë të ditur se Beren dhe Hazal nuk kanë një marrëdhënie shoqërore me njëra-tjetrën dhe nuk kanë pasur kurrë. E vetmja gjë që i ka lidhur ka qenë seriali dhe pas përfundimit të tij vajzat nuk kanë pasur asnjë kontakt apo lidhje miqësore me njëra-tjetrën. Nuk dihet nëse ka ndodhur diçka mes tyre, megjithatë as Beren nuk e ftoi Hazal-in në dasmën e saj që u mbajt në vitin 2014, ndërkohë që shumë aktorë të “Dashuri e ndaluar” ishin të pranishëm.

Një pjesë e aktorëve të "Dashuri e ndaluar" në dasmën e Hazal

Edhe Nebahat Çehre, e njohur me rolin e Firdevs në serial nuk ishte e pranishme në dasmë, për shkak të një infeksioni që i shkaktoi probleme me shëndetin.