Javën e kaluar patëm mundësinë që përmes fotove të postuara nga Architectural Digest, të bënim një tur në shtëpinë e Kylie Jenner. Një shtëpi ëndrrash, e mobiluar sipas shijes së 21-vjeçares dhe ku çdo mobilje reflektonte personalitetin e saj. Kjo shtëpi i ka kushtuar asaj një pasuri të tërë (mjafton të përmendim që një karrige kushton 21 mijë dollarë).

Një pjesë e shtëpisë që mori më shumë vëmendje ishte dollapi i saj, që la në hije edhe një pjesë shumë të veçantë të dekorit – një mur i mbushur me prezervativë gjigantë.

Kjo pjesë e dekorit mund t`ju duket e çuditshme, e panevojshme ose qesharake, megjithatë nëna e Kylie-t flet me krenari për shijen e hollë të së bijës në dekorim. Këta prezervativë janë skulptura të bëra nga artisti Beau Dunn dhe duhet të kushtojnë shumë. Megjithatë nëse ju pëlqejnë kaq shumë mund të blini një pako prezervativësh të vertetë për më pak se 6 dollarë dhe t`i varni në muret e kuzhinës tuaj! :)

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Kardashian Videos (@kardashianvideos) on