Disa receta, zakonisht ëmbëlsirat, kërkojnë që përbërësit që i mbajmë në frigorifer, si vezët dhe qumështi, të jenë në temperaturën e mjedisit. Nëse një përbërës është shumë i ftohtë ose i ngrohtë, keku mund të copëtohet. Brumi mund të bjerë dhe të humbasë ajrin që ka brenda. Keku do dalë i ngjeshur, i copëtueshëm dhe jo i kadifenjtë siç e pret.

Për të qenë të sigurt që nuk do e prishni recetën, mësoni si t'i ktheni përbërësit shpejt në temperaturën e mjedisit.

Ju mund t'i vendosni vezët në një enë me ujë të ngrohtë për pak minuta, ose mund t'i thyeni në një enë dhe ta vendosni atë brenda një tigani të madh me ujë të nxehtë nga rubineti. Kjo mënyrë të lejon t'i përziesh dhe të shohësh temperaturën e brendshme duke zhytur pak gishtin ose nëse jeni një person shumë i dhënë pas gatimit, duke përdorur një termometër që duhet të tregojë 70° F.

Kini kujdes, nuk doni të përfundoni me vezë të ngrohta, sepse dhe kjo mund ta copëtojë brumin. Shumica jonë nuk e di sesi ndihet temperatura e duhur e vezëve në gisht, është paksa e freskët në prekje, kështu që mund të përdorni termometrin.

E njëjta metodë përdoret dhe për qumështin.