Dhimbja e gjirit mund të vijë papritmas dhe shkaqet mund të jenë të shumëfishta: le të zbulojmë se cilat janë ato më të zakonshmet! Dhimbja e gjirit mund të vijë papritmas, por më shumë mundësi ka të ndjeni këtë dhimbje gjatë ciklit. Natyrisht, para se të krijojmë alarm, do të ishte e këshillueshme të vlerësojmë mirë gjendjen e situatës dhe të përpiqemi të kuptojmë nëse është e nevojshme të shqetësohemi ose jo.
Dhimbje të forta të gjirit: shkaqet e mundshme, cikli. Para, gjatë ose pas menstruacioneve, është e mundur që të ndjeni një dhimbje të athët në gji, gjë që ndonjëherë është shumë e bezdisshme. Është një dhimbje që lidhet me hormonet, por nuk duhet t'ju shqetësojë nëse ajo kalon me mbarimin e ciklit. Edhe gjatë shtatzënisë është e mundur të ndjehet dhimbje, e njëjta gjë gjatë menopauzës.
Noduli. Një nga shkaqet më të zakonshme janë nodulet. Natyrisht, për të pasur një konfirmim, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të bëni ekzaminimet e duhura.
Inflamacioni i gjirit. Një problem që, për fat të keq, shpesh ndodh tek ushqyerja me gji: gjiri zgjerohet dhe dhimbja bëhet pothuajse e padurueshme.
Mastiti është një infeksion bakterial dhe duhet të trajtohet me antibiotikun, të cilin natyrisht mund ta përshkruajë mjeku.
Efekti i padëshiruar i barnave. Barnat më të zakonshme si pilulat kontraceptive mund të shkaktojnë dhimbje gjiri, si një efekt anësor. Natyrisht, nëse dhimbja rritet gjithnjë e më shumë, është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun.
Reçipetat. Një detaj për të cilin ne nuk kemi ndoshta vëmendjen e duhur. Reçipetat mund të jetë një nga shkaqet e dhimbjes së gjirit për arsyen e mëposhtme: nëse ato janë shumë të ngushta mund të shkaktojnë dhimbje, veçanërisht nëse praktikoni sport. Gjithashtu, një madhësi e gabuar mund të shkaktojë dhimbje koke dhe dhimbje tek pjesa e gjoksit!