Tapetet mund të përmbajnë ndotës dhe papastërti si: merimangat e pluhurit, mikro-insektet, kacabunjët, grimca ndotëse, elemente të plumbit, sporet e mykut, pesticidet, papastërtitë dhe pluhurat.Gazrat toksik që ndodhen në ajër mund të mblidhen në pjesë të vogla të cilat ngjiten në tapet. Këto ndotës mund të ngrihen në ajër gjatë rregullimeve në shtëpi, restaurimeve, lëvizjeve të mobiljeve, marrjes së pluhurave dhe gjatë ecjeve mbi tapet. Në shtëpi, fëmijët janë ato që mund të ekspozohen më së shumti ndaj këtyre ndotësve dhe papastërtive. Ata kalojnë shumë kohë duke lozur apo duke qëndruar mbi tapet duke vënë në kontakt të vazhdueshëm duart me buzët e tyre. Nëse një sipërfaqe e madhe është e mbuluar me një tapet të zakonshëm, atëherë bëhet shumë e vështirë për të pastruar ndotësit dhe alergjenët e ajrit brenda në shtëpi.

Elementet kimike apo sintetike të përdorur në ditët e sotme për prodhimin e tapeteve, qepjeve apo zbukurimeve të tyre mund të dëmtojnë jo pak rëndë shëndetin tuaj. Disa nga këto kimitate dhe ngjitës janë prodhuar me Komponentë Organik të paqëndrueshëm (VOC's) të cilët lëshojnë aroma të pakëndshme dhe ndotës. Një numër i madh i rasteve të raportuara kanë qënë në lidhje me shkaktimin e kollitjeve tek bebet gjatë vitit të parë të jetës.

Si mund të mbroni shëndetin tuaj?

Ja pra që blerja e një tapeti nuk është një gjë e zakonshme dhe e thjeshtë. Është një zgjedhje në të cilën ju duhet të tregoheni tepër të kujdesshëm dhe të jeni vazhdimisht të informuar.

Pikësëpari, gjëja për të cilën duhet të informoheni është lloji i fibrës së përdorur në endjen e tapetit. Ka plot elementë kimik dhe sintetik që përdoren në masë. Tapetet dhe qilimat më të shëndetshëm janë ato të endur me fije natyrale, të prodhuar në formë natyrale-autentike siç janë: mëndafshi natyral, leshi natyral, bambuja natyrale dhe pambuku natyral. Këto materiale gjenden në cilësi shumë të mirë edhe nëse janë prodhuar me anë të proçeseve automatike në fabrika si mëndafshi industrial, leshi industrial, pambuku dhe bambuja industriale, etj. Gjithashtu, ekziston edhe një material tjetër tepër i shëndetshëm dhe cilësor në endje që është akreliku industrial. Ky material, i cilësisë së parë, i certifikuar për sa i përket përdorimit dhe përmbajtjeve të shëndetshme që ka, siguron një sipërfaqe tepër të butë, të pastër dhe të sigurt ndaj shtypjeve apo konsumimit të shpejtë, duke i dhënë kështu tapetit tipare thuajse të ngjashme me ato të prodhuar me fibra natyrale-industriale.

Së dyti, çdo produkt duhet të shoqërohet me certifikatën e cilësisë së tij dhe detajet për prodhimin. Njëlloj me ushqimet që ne konsumojmë, veshmbathjet apo produktet e tjera, edhe tapeti duhet patjetër të shoqërohet me cetifikatën e cilësisë dhe të dhënat për endjen e tij. Një tapet apo produkt tekstili pa certifikatë cilësie është tregues i një produkti jo të sigurt apo jo i cilësisë që ne duhet të zgjedhim.

Së treti ju duhet të jeni të vëmendshëm për ajrosjen e tapetit.Tapeti i duhur, është një tapet i cili në çdo kohë dhe temperaturë ambjenti mban një ajrosje të vazhdueshme. Për këtë ju mjafton të bindeni që tapeti është endur me fibrat dhe fijet e duhura.

Së katërti, ju duhet të keni kujdes me mirëmbajtjen e tij. Sepse nëse në pastrimin e tapetit përdor elementë kimik dhe forma me përmbajtje toksike apo jo të shëndetshme, këto elementë kanë një mundësi shumë të madhe që të krijojnë mbetje në sipërfaqet e tapeteve edhe pas çdo larje.

Së fundmi, duhet të jeni të kujdesshëm për dendësinë e tapetit. Dendësim i lartë do të thotë jetëgjatësi më e lartë, butësi që zgjat dhe rezistent në kohë ndaj shtypjes dhe për rrjedhojë edhe papastërtive.

Është detyra jonë që shqetësimin për një ambjent sa më të pastër dhe mikpritës ta ndajmë së bashku.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Pierre Cardin Home (@pierre_cardin_home) on

Tek Pierre Cardin Home, çdo produkt shoqërohet me certifikatën përkatëse të cilësisë. Informacionet e detajuara për prodhimin e tyre dhe mbi të gjitha veçoritë përkatëse të materialeve të përdorura në endjen e tapeteve apo për çdo produkt. Është sërish përgjegjësi e jona që paralelisht me arredimin e ambjenteve tuaja, pikësëpari të sigurohemi për shëndetin tuaj dhe të të vegjëlve tuaj.

Tapetet dhe sixhadet e Pierre Cardin Home janë anti-alergjike, anti-bakeriale, anti-mykotik edhe rezistente ndaj pluhurit. Për më tepër, ju mund të drejtoheni pranë showroom-eve të Pierre Cardin Home dhe personeli në showroom-e është i hapur për t'ju përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe të gatshëm për t'ju dhënë sugjerimet përkatëse për ambjentet tuaja.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Pierre Cardin Home (@pierre_cardin_home) on

Për më tepër që deri në datë 20 Shkurt në Pierre Cardin bëhet nami me uljet e fund sezonit. Aty do të gjeni promocione për të gjitha tapetet, 150 euro për tapetet 1.2 x 1.8m, tapete 250 Euro për tapetet 1.6 x 2.3m dhe 350 euro për tapetet 2 x 3 m .Për më tepër ulje fantastike ka dhe për sixhadet e leshta të punuara me dorë, ideale për këtë periudhë. Ato i gjeni me çmime fantastike deri në 60% më lirë madje. Të tilla sixhade konsiderohen investim për ambientin.