Sot, për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është një ditë speciale! Djali i tij Drin feston 8-vjetorin e lindjes dhe në këtë moment të veçantë për të si prind, por edhe për të gjithë familjen, ish-Ministri ka vendosur që të bëjë publike një letër në të cilën lexohen qartë shumë mesazhe.

Përtej urimit emocionues dhe fjalëve të ndjera, dedikimet speciale për të birin Drin, ai ka zgjedhur që të japë edhe disa mesazhe të pastra nga liria dhe çmimi i saj i shtrenjtë drejt drejtësia që fitohet me luftë, siç thotë Tahiri.

Letrën e plotë, ai e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebok:

Letër për tim bir…
Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, më pas fatura e punës sime. Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë. Dikur do e kuptosh edhe vetë. Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani. Gjëra me rëndësi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë. Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne. Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara. Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua më ke aty. Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhtojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerëzit e vendin po e po. Por mos u lësho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë. Edhe ti ashtu bëhu. I vërtetë.  Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gjë. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde. Lufto! Lufto gjithmonë! Me veten e me këdo tjetër. Por mos e tradhto shpirtin e gjithçka beson. Për këdo e asgjë. Humbe garën “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë. Dhe jep! Sakrifiko! Në jetë çdo gjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë. Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim. Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë. Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet. Por ti do e fitosh Drin. Mua më ke aty, përgjithmonë. Edhe 100!