Skandali më i famshëm i këtyre ditëve është ai që ka përfshirë familjen e famshme Kardashian. Për të gjithë ju që mund të mos keni informacion, Tristan Thompson tradhtoi Khloe-n sërish, por kësaj radhe me shoqen e ngushtë të Kylie-t, që ishte njëkohësisht shumë e afërt edhe me Khloe-n. Vajzat e familjes kanë reaguar vetëm indirekt me postime në Instagram dhe shumica prej tyre tashmë nuk ndjekin më as Tristanin-in dhe as Jordyn.

Nga ana tjetër burime pranë Jordyn kanë treguar për mediat amerikane se ajo ndihet e shkatërruar dhe është munduar shumë të kontaktojë Khloe-n, Kylie-n dhe të gjithë familjen Kardashian për t`u kërkuar falje, por ata as nuk duan t`ia dinë më për të.

Jordyn është shfaqur për herë të parë publikisht pas skandalit. Ajo ka qenë e pranishme në eventin e lançimit të linjës së saj të qerpikëve dhe ka thënë disa fjalë për njerëzit që kanë qenë të pranishëm. “Faleminderit që jeni këtu dhe më keni mbështetur me gjithçka që po ndodh”, -është shprehur ajo duke iu referuar ndodhive të fundit.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Kylie Jenner News (@kyliesnapchat) on

Në një situatë si kjo e kuptojmë që Woods nuk ka pasur shumë për të thënë.