Khloe Kardashian është bërë emocionale në publik për dramën që po i ndodh së fundmi me Tristan Thompson. Pas tradhtisë së basketbollistit me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner-t, modelen Jordyn Woods, Khloe ka shpërndarë sot një seri shprehjesh në Instastory.

 “Dhimbja më e keqe është të lëndohesh nga një person që ti ia ke shpjeguar dhimbjen”,-shkruan shprehja e parë.

Në një tjetër foto shkruhet “Dikush duhet ta dëgjojë këtë, ajo tradhti ishte bekimi yt”.

Ndërsa shprehje finale është“Nëse ata të pyesin për mua, thuaju: Ajo ishte i vetmi person që të deshi sinqerisht dhe ti e shkatërrove atë”.

 

Ajo ka shpërndarë gjithashtu imazhin e një gruaje duke qarë.

Khloe mesa duket po kalon një periudhë të vështirë!