
A jemi përballë dasmës së vitit? Me shumë gjasë po. Dasma luksoze siciliane e Dua Lipës me aktorin britanik Callum Turner ka përfunduar prej ditësh, por jehona e saj vazhdon të rritet. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë dalin në dritë detaje të reja dhe, mbi të gjitha, veshje që e kanë kthyer këtë martesë në një paradë.
Pas ceremonisë private, ku këngëtarja i bëri një “homazh” Bianca Jagger me kostumin e saj Schiaparelli, dhe pas fustanit të gjatë, firmosur nga Bottega Veneta për daljen e parë në Sicili, tani del edhe një tjetër look, ai i brunchit post dasmë. Brunchi i së dielës erdhi pas një feste që zgjati deri në agim, mes miqsh të famshëm si Charli XCX, George Daniel, Troye Sivan, Joe Alwyn dhe shumë të tjerë.
Për këtë rast, Dua Lipa zgjodhi një fustan të bardhë, prej dantelle me motive floreale nga Chloé, krijuar nga drejtoresha kreative Chemena Kamali. Një pamje e ndërtuar me një elegancë “shih e mos shih”, e stolisur me kopsa prej dantelle dhe lidhëse me maja në ngjyrë ari, që ruan finesën por edhe luan me transparencën.

Fustani ishte aq i lehtë dhe i tejdukshëm sa linte të dallohej bikini i bardhë poshtë tij, një model trekëndësh në broderie anglaise, me sipër dhe slip, të përfunduar me bordura të rregullta dhe shumë të pastra.
Shkëlqimin ia dhanë dy varëse me varësen Elixir, të realizuara në bronz “vintage” ngjyrë ari dhe fluorite, ndërsa detaji më i pazakontë ishte çanta. Bëhet fjalë për Tropicus, çanta që njihet menjëherë nga forma e saj ikonike në trajtë mjellme. E prezantuar në koleksionin Pranverë Verë 2026 të shtëpisë, çanta është prej lëkure viçi dhe e pikturuar me dorë me efekt akuareli, e plotësuar me një zinxhir të artë dhe një varëse që lidhet bukur me bizhuteritë që mbante këngëtarja.
Në fund, një look i freskët dhe më casual, por pa hequr dorë nga ai “pika” e kërkuar që e bën të duket i menduar deri në detaj. Dhe, duke qenë se kjo dasmë tashmë ka hyrë në historinë e showbizit, duket se ende ka veshje të tjera për t’u zbuluar.
