Vetëm një ditë pas lajmit se Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, do të bëhen prindër për herë të katërt, këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare ishte i ftuar në “B & E Caffe”, përballë Besit, Erionit dhe Olsit. Burime nga revista Class mësuan një ditë më parë se çifti është në pritje të një anëtari të ri në familjen e tyre, pas një djali dhe dy vajzave.

Po çfarë tha sot Ermali?

Sa herë është i ftuar në intervista, ai e ka të pamundur t’i përjashtohet pyetjes së dietës, megjithatë, sot nuk ishte vetëm ky qëllimi. Pyetjes së Bes Kallakut, nëse i ka rastisur ndonjëherë t’u marrë një copë pice fëmijëve, Ermali ia ktheu me të qeshur: “A më ka rastisur?” duke lënë të kuptohet se e bën gjithmonë këtë gjë. Madje, siç shtoi ai më tej, fëmijët tashmë, meqë ia kanë kuptuar hilen, i kërkojnë të atit të porositë picë të vogël (meqenëse ai gjithmonë do të hyjë në pjesën e tyre…)

Megjithatë, me të qeshur, meqenëse pret çdo të hënë të nisë dietën (të hënën e parë të muajit – kur të rastisë), Ermali tha se duhet ta mbyllë muhabetin me picat: “Mirë që e paske mbyllur me picat, jo me fëmijët…” – e provokoi Besi Ermalin dhe ky i fundit e shoqëroi sërish me të qeshur heshtjen e tij, pa shtuar asnjë koment.

Miratoi? Ndoshta nuk ka më vend për konfirmim pas heshtjes së tij… Arti kërkon një vëlla.