Dita e djeshme edhe njëherë provoi faktin se kur gratë kanë dëshirë të jenë të bashkuara dhe të bëjnë gjëra të bukura, mund t'ja dalin me sukses çdo misioni në jetë, qoftë në aspektin profesional, por edhe në atë personal. Nuk mund ta mohojmë që emri i moderatores së njohur Arbana Osmani ka qenë kryefjala e medias rozë prej disa ditësh. I bujshëm dhe krejt i papritur erdhi lajmi i dorëheqjes së saj nga Top Channel, në mes të këtij sezoni të "Dua të të bëj të lumtur", e më pas negociatat e rëndësishme që e rikthyen në studion e emsionit të sukesesshëm dhe të preferuar në masë nga audienca shqiptare.
Përtej gjithë zhvillimeve në sferën profesionale dhe atë private, për Arbana Osmanin si për pjesën dërrmuese të grave dje, ka pasur festë. Fillimisht, ajo vendosi që të surprizojë vajzat e stafit të "Dua të të bëj të lumtur" që siç edhe ajo vetë e pohoi bëjnë emisionin e dashur për shqiptarët, por më pas surpriza e ditës ishte kartolina e të birit në të cilën shkruhej: "Mami, ti më ndriçon jetën". Me siguri ky urim, nga i biri Jon e ka përlotur prezantuesen e njohur, e cila e vijoi në mënyrën e saj festimin për 8 Marsin e djeshëm.
Më pas, Arbana vendosi që bashkë me të birin të surprizonin gjyshen e saj me një buqetë të bukur me lule, ndërsa mbrëmja u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.
Një darkë në shtëpi, në një atmosferë të ngrohtë, ku moderatorja postoi foton me të atin që e provonte këtë gjë.
8 Mars më të bukur se kaq nuk mund të kishte!