Një 64-vjeçare italiane është akuzuar për vrasjen e ish të dashurit me origjinë shqiptare, Astrit Lamaj. Carmela Sciacchitano dhe Lamaj kishin pasur një marrëdhënie, të cilës shqiptari i kishte dhënë fund dhe për këtë gruaja dëshironte të hakmerrej. Gjashtë vite më parë Sciacchitano kërkoi ndihmën e mafias së Riesi-t për zhdukjen e ish të dashurit të saj. Pasi i kanë dhënë konfirmimin gruas, mafiozët e kanë thirrur në Muggiò shqiptarin, të cilin më pas e kanë rrahur dhe e kanë mbytyr me një fill nailoni.

Trupin e pajetë të Lamajt, ata e murosën në një rezidencë luksoze në periferi të Milanos, që ishte në rikonstruksion. Mbetjet e trupit të shqiptarit u gjetën më 15 janar, gjashtë vite pas ngjarjes së tmerrshme.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se një tjetër ish-partner i Sciacchitano-s menjëherë pas ndarjes nga ajo është shfaqur në spital me të dy krahët e thyer, por fatkeqësisht Lamaj pati një fat edhe më tragjik. Pas lajmeve të ditëve të fundit, 64-vjeçarja po planifikonte të arratisej drejt Brazilit, por është kapur në kohë nga karabinierët.
Burimi: Nextquotidiano.it