Nuk ka asnjë vend në botë që nuk ka të ndaluar të paktën një gjë në territorin e vet. Mirëpo, janë disa ligje në mbarë botën që janë vërtet qesharake. Nëse nuk i dinit ju ftojmë t’i lexoni në këtë artikull, disa nga këto ligje vërtet të çuditshme që zbatohen në vende të ndryshme të botës. Nëse do t’i vizitoni, bëni kujdes të zbatoni rregullat e tyre:
Australi
-Të dielave pas orës 12 të drekës, është e ndalur të shfaqesh në vende publike me pantallona ngjyrë rozë.
-Vetëm një elektricist i licencuar është i autorizuar të ndryshojë një llampë. Përndryshe, gjobitesh nëse e bën vetë këtë gjë!
Angli
Është e ndalur të pastrohen tapetët në rrugë. Kujdes: Nëse doni ta bëni këtë gjë, duhet ta përfundoni këtë gjë përpara orës 8 të mëngjesit.
Nuk lejohen puthjet në stacionet hekurudhore. Kudo do të shikoni shenjën “jo puthje”. Qeveria është e shqetësuar se përqafimet e gjata mund të shkaktojnë vonesa për udhëtarët.
Itali
-Që nga viti 2008, është e paligjshme të ushqehen pëllumbat në Sheshin e Shën Markut në Venecia, sepse ata shkatërrojnë monumente dhe ndërtesa historike. Përveç kësaj, zogjtë dihet që kanë sëmundje të rrezikshme.
-Në Eboli, të dashuruarit janë të ndaluar të puthen në makina.
-Në ishullin e Caprit, veshjet me këpucë druri të zhurmshme janë të ndaluara.
Singapor
-Në Singapor, ata që nuk mund të jetojnë pa çamçakëz do të gjobiten, sepse është ndaluar këtu që nga viti 1992. Njerëzit atje besojnë se çamçakëzi mund të dëmtojë shëndetin e një personi dhe mjedisin.
Kanada
-Sipas ligjit kanadez, 35% e të gjithë përmbajtjeve të transmetuara duhet të jenë me origjinë kanadeze nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit, nga e hëna në të premte.
Japoni
Në vitin 2008, ky vend vendosi të zbatonte rregullin e madhësisë së belit në mesin e njerëzve të moshës 40-74 vjeç (jo më shumë se 86 cm për meshkuj dhe 90 cm për femra). Kështu Japonia lufton obezitetin dhe sëmundjet e lidhura me të. Në vitin 2015, ata që "nuk zbatonin rregullat" u gjobitën.