Maskat e fytyrës janë sesioni i fundit i terapisë për lëkurën tuaj. Kur lëkura është në karikim të vazhdueshëm duke marrë emocionet tuaja, në të shfaqen shenja nga më të ndryshmet, nga puçrrat tek pikat e zeza të padëshiruara, të cilat asnjë femër nuk i dëshiron në fytyrë. Ky është momenti që të prishni regjimin tuaj të bukurisë, duke i kthyer sytë nga maskat efikase për lëkurën e fytyrës suaj. Dhe një maskë e mirë fytyre është gjithmonë thelbësore.
Për fat të mirë, maskat e reja tëâ?? â??fytyrës falë formulave efikase dhe të disponueshme vijnë si një regjim përmirësues për lëkurën, brenda një çmimi shumë simbolik. Çka do të thotë se nuk është e nevojshme që të zbrasni gjithë kuletën për të blerë një maskë, pasi investimi më i mirë i bukurisë mund të jetë edhe një maskë që kushton vetëm 5$, por që bën mrekulli me fytyrën tuaj. Maskat e reja të fytyrave shfaqen çdo ditë dhe kanë një listë përbërësish mbresëlënës që zgjidhin çdo problem të lëkurës.
Nëse jeni duke kërkuar për më shumë fuqi hidratuese ose shkëlqim, këto maska janë një mundësi e artë për ju. Dhe për ta mbështetur këtë zgjedhje, janë dermatologët e famshëm Dr. Adarsh â??â??Vijay Mudgil dhe Dr Rachel Nazarian i Schweiger Dermatology që rekomandojnë pikërisht këto shtatë maska fantastike, të cilat duke filluar që sot ju mund të shkoni në një farmaci dhe të kërkoni të blini një prej tyre, varësisht kërkesave apo problematikave që keni me lëkurën e fytyrës suaj. Këta dy dermatologë të njohur i rekomandojmë pa mëdyshje këto maska tek pacientët e tyre. Hidhini një sy edhe ju!

"Kjo maskë është shumë efektive për hidratimin e lëkurës së thatë", thotë Mudgil. Ky dermatolog e pëlqen veçanërisht këtë formulë, sepse ka një dozë të madhe të acidit hialuronik, duke e bërë atë një hidratues super të fuqishëm dhe afatgjatë.

Për të gjitha vajzat që kanë probleme me pikat e zeza kjo maskë bën mrekulli! Ajo ndihmon në hapjen e poreve dhe në heqjen e gjithë papastërtive në lëkurë. Sa herë që e aplikoni në fytyrë, është njësoj sikur të keni bërë një trajtim SPA në kushtet e shtëpisë.

Ky pastrues dhe maskë është praktikisht: dy në një! Pikësëpari, vepron si pastrues i thellë për poret e bllokuara nga vaji. "Kjo maskë përmban peroksid benzoyl, që e bën atë të shkëlqejë, edhe nëse është një lëkurë e prirur ndaj akneve", shpjegon Mudgil.

Në sajë të përbërjes së argjiles, kjo maskë funksionon në mënyrë perfekte. Nëse keni pika të thella të zeza, përdorni këtë perlë. Kjo është një nga maskat më të dashura dhe më të shitura në Amazon, sepse bën mrekulli për puçrrat e fytyrës, ndërsa zhduk pikat e zeza shpejt.

Vitamina C është përbërësi kryesor kur është fjala për shndritjen e lëkurës së stresuar. Unë e bëj këtë maskë sa herë që jam e lodhur dhe e shijoj procesin në lëkurë. Faktin se si aloe vera, antioksidantët, rrushi dhe vitamina C punojnë së bashku për t'i dhënë lëkurës sime shkëlqim. Ajo gjithashtu ka një aromë fantastike dhe ti ndihesh sikur je brenda një oazi tropikal. Ndjesia freskuese kur depresioni sezonal i dimrit po kalon për t'ja lënë vendin një tjetër stine të ngrohtë dhe të dëshiruar nga shumë prej jush.

Kjo maskë që vendoset gjatë natës, i jep shkëlqimin e dëshiruar lëkurës suaj. Formula e saj e përbërjes është shumë efektive. Pa paraben dhe me aromën e një shalqiri të freskët, viskoziteti i xhelit të kësaj maske derpërton thellë në lëkurën tuaj duke e lejuar atë të hidratohet dhe t'i jap shkëlqim të vazhdueshëm.

Këtë maskë mund ta mbani gjatë natës dhe të zgjoheni me lëkurë të bukur. "Përveç kësaj, duke qenë një produkt tepër i përballueshëm financiarisht, kjo maskë e veçantë është ajo që gati çdo lloj lëkure mund ta përdorë. Përbërësi kryesor është acidi hialuronik, i cili hidraton dhe tërheq ujin në lëkurë. Është e mrekullueshme për llojet e thatë dhe të ndjeshëm të lëkurës dhe mund të përdoret çdo ditë". Madje, ajo përmirëson edhe linjat e rrudhave të imta në fytyrë.