E gjithë bota është e interesuar për Elizabetën II dhe jetën e familjes së saj. Ata janë shpeshherë shembull për t’u ndjekur nga të gjithë adhuruesit e tyre. Ata krijojnë (sidomos gratë) tendenca mode që ndiqen në masë nga të gjithë. Mirëpo, edhe ato si çdo familje kanë disa gjëra të paqarta. Duke qenë edhe familje mbretërore, kanë disa rregulla “të çuditshme” që ju bëjnë përshtypje njerëzve të zakonshëm. Më poshtë mund të lexoni disa prej tyre:
Pse Kate dhe William nuk i kapin duart me njëri-tjetrin?
Nuk ka rregull zyrtar që ndalon kapjen e duarve. Sidoqoftë, Familja Mbretërore Britanike ndjek një etikë strikte që nuk i lejon përfaqësuesit mbretëror të shprehin ndjenjat e tyre. Pra, Kate dhe William nuk i mbajnë duart e kapura, puthen apo përqafohen në publik. Ata janë trashëgimtarët e ardhshëm të fronit dhe duhet të sillen siç duhet për të mos turpëruar Mbretëreshën.
Sa i përket Meghan dhe Harry, ata shpesh mbajnë duart dhe përqafohen. Ata nuk duhet të ndjekin rregullat mbretërore pasi janë në vendin e gjashtë në radhën e trashëgimisë në fronin britanik, kështu që sjellja e tyre nuk është aq e rëndësishme.
Pse mbretëresha vesh gjithmonë ngjyra të ndezura?
Mbretëresha Elizabeta II vesh gjithmonë rroba të ndezuara dhe kjo nuk ndodh sepse ajo i pëlqen ngjyrat e forta. Sipas rregullave të familjes britanike, mbretëresha duhet të vishet me ngjyra të ndezuara, që njerëzit ta dallojnë atë dhe të thonë “Pashë Mbretëreshën”. Mbretëresha gjithashtu vesh rroba të zeza, por vetëm gjatë ceremonive të zisë.
Pse familja mbretërore nuk e përdor mbiemrin?
Familja Mbretërore është kaq e famshme sa nuk ka nevojë për një mbiemër që të njihet. Tradicionalisht, të gjithë monarkët britanikë përdorën vetëm emrat dhe titujt e tyre. Nëse ju intereson, ata kanë një mbiemër: Mountbatten-Windsor.
Pse anëtarët e familjes mbretërore mbajnë çanta të vogla?
Kodi i veshjes mbretërore zbatohet edhe për aksesorët. Kate dhe Meghan duhet të mbajnë gjithmonë çanta të vogla me vete. Kjo çantë i ndihmon ato t’i shmangen njerëzve dhe të mos kenë kontakt me ta.
Pse mbretëresha nuk heq dorë nga froni?
Sipas rregullave mbretërore, pushteti transferohet tek një anëtar tjetër i familjes, nëse një monark vdes ose braktis fronin. Mbretëresha pretendon se nëse ajo është ende e gjallë deri 95 vjeç, detyrat e saj do t'i transferohen djalit të saj Charles. Megjithëse shumë njerëz mendojnë se Elizabeta II duhet të "tërhiqet". Mirëpo, Mbretëresha Elizabeth II edhe pse 92 vjeç gëzon shëndet të plotë dhe ndjek të gjitha takimet dhe ngjarjet e rëndësishme.