Mbajtja e çarçafëve të pastër nuk është një punë e lehtë. Mirëpo, ne asnjëherë nuk e kemi të qartë sa herë duhet t’i lajmë çarçafët pa i dëmtuar ata, por edhe pa qëndruar gjatë në çarçafë jo të pastër. Profesionistët na tregojnë sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët. Kjo në fakt ka të bëjë edhe me zakonet tuaja të natës: nëse jeni person që djersiteni ose jo, nëse flini me pizhama, ose nëse flini vetëm ose me partnerin/partneren.
Nëse e ndani shtratin me dikë, duhet t’i lani dy herë më shumë çarçafët sesa kur flini vetëm.
Si rregull, profesionistët rekomandojnë që çarçafët të lahen një herë në javë. Shumë prej jush mund t’i lajnë më rrallë ose më shpesh, mirëpo ndonjëherë ju e ndjeni vete kur çarçafët janë bërë për t’u larë.
Një këshillë që vlen për ju: është të lani trupin përpara se të flini, sepse në këtë mënyrë do të shmangni larjen e shpeshtë të çarçafëve.