Sensacionale! Një tjetër hap drejt lehtësisë dhe blerjeve në kohë reale! Momenti erdhi! Njihuni me website-in e parë Ecommerce në Shqipëri i dedikuar tërësisht ndaj markave shqiptare, por edhe ato Haute Couture, si edhe për aksesorët, kryesisht syze me modelet më IN të momentit.
Shopclassav.com është zyrtarisht i pari butik online që ofron një gamë të gjerë veshjesh të etiketave 100%, veshje Ready To Wear të dizenjuara dhe prodhuara nga atelier i Class, si përfaqësues edhe i shumë markave prestigjioze. Linja Haute Couture zë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të të gjithë gamës së produkteve të veshjeve që ofrohen në këtë butik online. Si edhe fustanet Bridal, koleksionet më të fundit, si edhe markat ndërkombëtare të përzgjedhura mund t'i gjeni edhe me ulje çmimi të preferueshme. Pa harruar vogëlushet dhe koleksionet fantastike të fustaneve për vajzat tuaja, që të ndihen si princesha të vërteta. Keni kategorinë e Class Petite, të gjithën në dispozicionin tuaj. Gjithashtu, edhe aksesorët si pjeë plotësuese e look-ut tuaj janë një tjetër domosdoshmëri, por ne fokusin e kemi tek syzet, përmes markave më IN të momentit.
Ky website është shumë praktik dhe efiçent, mbi të gjitha i jep mundësinë çdokujt që të bëj blerje me një klik. Nga çdo cep i Shqipërisë apo botës, mjafton ideja dhe gjithçka mund ta gjeni të materializuar aty. Çdo produkt vjen i ilustruar përmes shpjegimit të detajuar, materialit, masën, stilin, fotot, çmimin dhe çdo element tjetër që përmbush maksimalisht klientët, e për t'i bërë ata në fund blerës të kënaqur.
Artikullin që ju përzgjidhni mund ta hidhni në shportë, ta ruani apo ta blini menjëherë nëpërmjet kartës së bankës ku transaksionet janë absolutisht të sigurta. Një lehtësi tjetër dhe gjetje praktike është që ju mund të porosisni artikujt edhe nëpërmjet aplikacionit WhatsApp, ikonë e cila gjendet gjithmonë përkrahë faqes dhe është në dispozicion të klientëve për t'ju përgjigjur në kohë reale.
Nëse jeni në Shqipëri, transporti është FALAS! Madje ju mund të paguani edhe CASH on Delivery, pra me para në dorë. Porosia mbërrin brenda 72 orëve kudo në Shqiperi, gjithçka e sigurt përmes një agjencie serioze transporti. Nëse jeni në çdo cep tjetër të botës, ka një fee transporti të cilën e keni të afishuar në metodat e pagesës brenda faqes. Çdo porosi vjen tek ju në format standard apo express.
Butiku i parë online është këtu dhe ju mund të navigoni lehtësisht në të, për të përmbushur kërkesat ose pritshmëritë tuaja. Kudo ku jeni aktualisht, në punë, në shkollë, të ulur në divan nga shtëpia, në një kafene apo restorant, kjo është mundësia e artë për të bërë tuajën gjithçka thjesht e vetëm me një klik. Çfarë prisni?
Kontakt për porosi:
+355 69 70 17 020
*Lini çdo review pranë këtyre adresave.