Ky është finalizimi i një pune intensive të shtrirë në muaj të palodhur, nga idetë, tek zbatimi, tek implementimi konkret, e në fund konkretizimi në të parin website online të dedikuar tërësisht për blerjet me një klik të veshjeve e aksesorëve të dëshiruar nga ju! Shopclassav.com është zyrtarisht i aksesueshëm nga të gjithë ju! Kudo jeni dhe jetoni! Mund të bëni blerje nga çdo cep i Shqipërisë dhe nga çdo vend i botës. Praktikat janë shumë të thjeshta dhe produkti do t'ju vijë i paketuar në derën e shtëpisë, ose në çdo adresë që ju do të jeni disponibël.

Por, nëse tashmë keni bërë klikimet e para është momenti që të mësoni 10 gjëra interesante në lidhje me këtë website, që do t'jua lehtësojë vërtet jetën! Butiku online është këtu dhe bashkë me ne, bëheni gati që edhe ju të mësoni disa gjëra interesante rreth tij. Jeni gati? 

1. Mund të blini nga çdo vend i botës veshjet që kërkoni nga spektaklet e Alketa Vejsiut dhe veshje të tjera evening/cocktail të sallonit Class, si dhe syze nga firmat më prestigjioze.
2. Produkti do t’ju vijë i paketuar në shtëpi kudo që jetoni, Australi, USA, Itali, UK, Zvicër, Gjermani, etj.
3. Mund të navigoni sot dhe të thoni përshtypjet tuaja për të optimizuar eksperiencën e klientit online
4. Vazhdimisht do të ketë ulje/discounts dhe çdo javë do të hidhen në sistem produkte të reja.
5. Do të ketë fustane që janë veshur një herë dhe fustane të reja totalisht (gjë që specifikohet në përshkrimin e produktit) dhe bën diferencën në çmim.
6. Fustanet #houtecouture dhe “fustanet e nusërisë” mund t'i gjeni vetëm në boutique.
7.Pjesa tjetër e koleksionit që nuk gjeni online, gjendet vetëm në boutique!
8. Transaksionet financiare janë super të sigurta me kartat tuaja dhe askush nuk është në dijeni të të dhënave të tyre. Sistemet ndërkombëtare që sigurojnë “safe experience online” për blerësit kanë qenë sfida jonë më e madhe!
9. Ka dhe një mënyrë tjetër për blerjet brenda Shqipërisë/Cash On Delivery që do të thotë; Jua sjellim tek dera e shtëpisë ose zyrës, dhe ju i paguani korrierit paratë pa ardhur në sallon!

10. Class ka gjetur kombinimin e duhur në një industri që harmonizon bashkë kreativitetin dhe sensin e së bukurës, ndaj dhe ky dyqan virtual është një reflektim i po të njëjtit frymëzim.