Në fillim të muajit të kaluar burime për revistën Class bënë me dije se Ariana, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut ishte shtatzënë për herë të katërt. Lajmi qarkulloi me shpejtësi në të gjitha mediat, por Ermali e mohoi. Ai ka pritur deri sot për ta bërë publik lajmin se familja e tyre do të shtohet edhe me një anëtar.

I ftuar në “1 kafe prej sh`pisë” në RTV21, Ermali e ka konfirmuar lajmin, më në fund. “Po, është e vërtetë. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë, kjo ka rëndësi”, -është shprehur ai. Këngëtari shtoi se gjininë nuk e dinë ende dhe kjo ndoshta sepse Ariana është në muajt e parë.

Ermali dhe vajza e tij, Era

Ermali është shprehur se fëmijët e tyre janë shumë të lumtur, edhe pse vajza e vogël, Era është bërë pak xheloze, sepse është vetëm 5 vjeçe.

Shumë urime për familjen Fejzullahu!