Nuk është e thjeshtë të dallosh nëse një gur është diamant apo një kopje e lirë. Megjithatë ka disa mënyra se si t`i dalloni ndryshimet. Daniel Anania, një argjendar nga Sydney ka fotografuar dy unaza pranë njëra-tjetrës, njëra me gur diamant (me vlerë £6,000) dhe tjetra me gur zirkon (me vlerë £270). Sipas tij, gjërat që do t`ju ndihmojnë t`i dalloni këta dy gurë nga njëri-tjetri janë: pesha, qartësia, ngjyra dhe shenjat. Më poshtë do t`ju rendisim disa veçori të zirkonit, i cili ngatërrohet shpesh me diamantin.

1. Zirkoni është i përsosur dhe nuk ka dhëmbëzime, të cilat gjenden te diamanti.

2. Zirkoni gërvishtet lehtësisht.

3. Nëse vendoni dritë mbi një gur zirkon ai do të prodhojë një ylber ngjyrash, ndërsa një diamant nuk do të jetë kaq shumëngjyrësh.

4. Zirkoni është 2-fish më i rëndë se diamanti.

5. Nëse fryni te një gur zirkon, fryma do të qëndrojë më gjatë nga sa do të qëndronte në një diamant.

Burimi: Daily Mail