Për moderatoren simpatike të Top Channel dhe drejtuesen e emisionit "Ftesë në 5" sot është një ditë e veçantë! Bieta Sulo feston sot ditën e lindjes dhe ngjarje më të bukur nuk mund të kishte për t'u ndjerë e rrethuar nga dashuria dhe vlerësimi nga njerëzit më pranë jetës së saj.

Por, ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë ngjarje, ka qenë pikërisht surpriza e këndshme në mes të natës që i shoqi i saj, Alban Dudushi dhe i biri, ishin kujdesuar që t'ja realizonin me shumë kujdes. Ka qenë vetë Bieta, e cila disa nga momentet e ëmbla të festës në 12 të natës, i ka ndarë me të gjithë miqtë e saj virtual. E krahas, tortës, ne zbulojmë edhe moshën e prezantueses, detaj të cilin ajo vetë ka zgjedhur që ta thotë edhe publikisht në postimin e fundit në Instagram. 

"Kështu e pritëm 34-ën e mamës...siç edhe duket dikujt nuk i pritej ora 12 për të ngrënë tortën...", shkruan ajo, ku dukshëm i biri si fëmijë që është nga padurimi nuk ka pritur gjatë që të ngacmojë pak tortën e ditëlindes së mami Bietës.

Ne të Class i urojmë edhe 100!