Sot në familjen e tyre ka festë! Sepse është një ditë speciale. Mami i Ajkës dhe bashkëshortja e Bes Kallakut feston sot ditëlindjen e 26-të. Xhensila Myrtezaj, artistja e dashur për publikun shqiptar dhe këngëtarja që ka "vjedhur" zemrat e mijëra fansave me zërin e saj ka ditëlindjen.

Në fakt, gjithçka ka kaluar pa shumë bujë, të paktën nga vetë Xhensila apo Besi i cili deri më tani nuk ka bërë ndonjë dedikim të veçantë për të, por ka qenë këngëtarja kosovare Kida, njëherësh edhe një nga miket e ngushta të Xhensilës, e cila ka zgjedhur t'i bëjë asaj urimin e bukur për ditëlindje.

“Shumë urime për motrën time më të mirë! Je personi më i mirë, me zemrën më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Faleminderit motër për çdo gjë, të dua shumë edhe 100, me shëndet e gjithë të mirat”, i shkruan ajo në postimin e veçantë në Instastory, të cilin e ka shoqëruar me një foto simpatike të të dyjave.

Kjo ditëlindje e gjen më të plotësuar se kurrë, pasi dhuratën më të bukur, atë të jetës ajo e ka në krahë dhe ajo quhet Ajka.

Gjithsesi, ne të Class i urojmë edhe 100 Xhensilës!