VIP-at nuk shquhen për histori dashurie afatgjata dhe duket si një mrekulli kur një marrëdhënie mes tyre zgjat më shumë se 5 vite. Megjithatë ka nga ata, të cilëve lidhja i ka rezistuar kohës, siç ka edhe nga ata që edhe pse lidhja ka zgjatur pak, e kanë bërë publikun të ëndërrojë.  Pavarësisht skandaleve, dramave apo ndarjeve të herëpasherëshme, këta janë çiftet e famshëm, historitë e të cilëve na kanë bërë të besojmë në dashuri.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Ata u njohën në vitin 2004 në xhirimet e filmit “Mr. and Mrs. Smith”, kohë kur Brad ishte i martuar prej 5 vitesh me Jennifer Aniston. Në 2005 ai firmosi divorcin nga Aniston, ndërsa në 2006 Jolie dha për People lajmin se priste një fëmijë nga Brad. Pas kësaj, Brad adoptoi ligjërisht fëmijët e adoptuar të Angelinës, Maddox dhe Zahara Jolie, të cilët morën mbiemrin Jolie-Pitt. 

Në po të njëtin vit erdhi në jetë vajza e tyre e parë biologjike, Shiloh Nouvel Jolie-Pitt. Në 2007-ën ata adoptuan djalin e tyre, Pax , ndërsa një vit më vonë ata sollën në jetë binjakët Vivienne Marcheline dhe Knox Léon. Në vitin 2014, ata vendosën të martoheshin në një ceremoni private, për t`i dhënë fund martesës në vitin 2016.

Beyonce dhe Jay Z

Janë dukur gjithmonë si çifti perfekt, por Beyonce dhe Jay Z kanë kaluar shumë vështirësi për të ruajtur martesën e tyre. Në albumin “Lemonade”, Bey ka treguar përpjekjet e tyre të admirueshme për të kapërcyer tradhtinë e Jay Z dhe të bënin atë që mendonin se ishte më e mira për familjen e tyre.

Channing Tatum dhe Jenna Dwan

Zemrat e shumë fansave u thyen kur martesa e tyre mori fund vitin e kaluar. Megjithatë çifti i famshëm i bëri të gjithë të ëndërronin për historitë e përrallave për 9 vite me radhë. Ata u njohën në xhirimet e filmit “Step Up”, në vitin 2006 dhe Jenna ka treguar se është munduar shumë që të mos binte në dashuri me kolegun e saj. Derisa një natë, i dehur, ai trokiti në derën e dhomës së hotelit të Jenna-s dhe i shprehu hapur ndjenjat. Ata u martuan në vitin 2009 dhe janë prindër të një vajze të quajtur Everly.

Kate Middleton dhe Princi William

Ata janë njohur që para se të fillonin universitetin, por filluan të dilnin së bashku gjatë periudhës së kolegjit. William një princ, ndërsa Kate një vajzë e thjeshtë, arritën ta bënin publikun të besojë në përralla. Historia e tyre e dashurisë është quajtur shpesh një histori Hirusheje e kohëve moderne.

Victoria dhe David Beckham

Ata u takuan në vitet `90 dhe sipas Victoria-s ishte dashuri me shikim të parë. Ai i kërkoi numrin, të cilin Victoria ia shkroi në një biletë avioni Londër-Manchester, të cilën ai e ruan ende. Sot, pavarësisht thashethemeve për tradhti nga ana e David, ata kanë një martesë për t`u patur zili dhe një familje të mrekullueshme.

Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Ata duken gjithnjë e më të dashuruar me njëri-tjetrin. U martuan para 5 viteve dhe janë prindër të dy vajzave, James dhe Inez. Sipas aktores së famshme, sekreti i martesës së tyre të lumtur është se për ta familja vjen gjithmonë e para. Ata janë një çift simpatik dhe mbi të gjitha shumë gazmor dhe kjo foto e vërteton më së miri!

Justin Timberlake dhe Jessica Biel

Justin ka treguar se nuk ka qenë e thjeshtë për të bindur Jessica-n të dalë me të dhe kur ajo u bind filloi historia e tyre e ëmbël e dashurisë. Ata janë të marttuar lumturisht prej 7 vitesh dhe kanë një djalë të quajtur Silas. Sekreti i martesës së tyre, sipas Biel, është se ata frymëzohen nga njëri-tjetri në çdo aspekt të jetës.

Jessica Alba dhe Cash Warren

Çifti i famshëm shumë shpejt feston 11-vjetorin e martesës dhe janë shembulli perfekt i një martese të lumtur dhe të qetë. Nuk janë përfolur kurrë për skandale apo tradhti dhe duket se martesa e tyre do të zgjasë përjetësisht. Jessica dhe Cash janë prindër të tre fëmijëve, më i vogli 1 vjeç.

Nicole Kidman dhe Keith Urban

U deshën disa muaj që Keith të merrte guximin për t`i kërkuar Nicole të dilnin së bashku, por sapo e bëri gjërat rrodhën shumë shpejt. Ata vendosën të martoheshin pak muaj pasi ishin lidhur dhe martesa e tyre rezultoi e suksesshme, pasi këtë vit ata festojnë 13-vjetorin. Kidman është shprehur se, edhe pse tingëllon e çuditshme, për të është diçka normale që të martohet dhe më pas ta njoh partnerin.

Michelle dhe Barack Obama

Në 1989 Michelle dhe Barack u njohën pasi ajo ishte mentorja e tij në një firmë avokatie. Fillimisht, Michelle i refuzoi kërkesat e Barack për të dalë, derisa më në fund u dorëzua. Ata e kanë mbështetur njëri-tjetrin edhe në çastet më të vështira dhe kanë arritur të vjedhin zemrën e publikut duke u kthyer në një prej çifteve persidenciale më të dashur të të gjitha kohërave.