Kur ka dashuri në mes, çdo gjë bëhet më e bukur. Madje edhe lajmet që ne shkruajmë janë më interesante kur personazhet kryesorë janë dy vipa të dashuruar. Gjatë këtij viti, siç ka pasur ndarje, ka lulëzuar edhe dashuria.

Në fakt ata mund të jenë dashuruar vite më parë, por në 2019-ën ata kanë vendosur ta ndajnë lidhjen e tyre me publikun. Se për cilët vipa e kemi fjalën, lexoni më poshtë:

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Moderatorja e njohur Arbana Osmani duket aq e dashurur këtë vit, sa lumturia i lexohet në sy. 2019 duket se ka qenë një vit i mirë për Arbanën e cila po jeton një histori dashurie me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn. Këtë vit, ata e bënë publike lidhjen e tyre dhe kudo shfaqen së bashku.

Gent Fatali dhe Rozafa

Fillimisht e mohuan që janë bashkë, por më pas erdhi momenti për ta pranuar. Reperi i njohur Gent Fatali këtë vit publikoi jo rrallëherë foto me Rozafën, motrën e Loredanës. Ai tha se e kishte vajzë halle, por më pas rezultoi se kjo gjë nuk ishte e vërtetë, por se dyshja ishin bashkë.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën e saj private. Ajo dëshiron që të shkruhet vetëm për sukseset e saj në karrierë. Gjithmonë hermetike sa i përket çështjeve të zemrës. Mirëpo, këtë vit është përfolur se ajo është në një lidhje dashurie me aktorin e humorit, Romeo Veshajn. Dyshja janë fotografuar jo rrallëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje, Romeo ka publikuar një foto me Jonidën në Instagram, shoqëruar me disa zemra. Kjo foto është marrë si një konfirmim për lidhjen e tyre.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Binjaku tjetër Donald Veshaj duket se po jeton një histori dashurie me moderatoren e njohur Bora Zemani. Edhe për dyshen është përfolur shumë gjatë këtij viti, po ata nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj lidhjeje. Gjithsesi, kjo nuk i pengon ata të shfaqen kudo së bashku.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Një nga lidhjet më të komentuara të 2019 është ajo e Dua Lipës dhe modelit Anwar Hadid. Pas ndarjes me Issac Carew, Dua Lipa u lidh me vëllain e motrave Gidi dhe Bella Hadid. Dyshja duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

Ata kanë 2 vite së bashku, por në fillim të këtij viti konfirmuan lidhjen e tyre. U desh që të publikohej albumi i Vitmar Bashës, (ku muzë kishte Marselën) që ata të konfirmonin që janë bashkë dhe të dashuruar kokë e këmbë. Dyshja tashmë shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit kudo dhe me siguri së shpejti do të vijë dhe dasma.