Drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, është bërë personazh në shesh-xhirimet e serialeve turke. Duket se ka nisur t’i studiojë që atje të gjithë filmat që sjell për publikun e Tv Klan. Në shumë prej vizitave të tij në Turqi, Berti ka takuar aktorë dhe aktore shumë të njohura, një pjesë të të cilëve ne i kemi ndjekur në transmetimet e Tv Klan. Aq i suksesshëm është bërë Berti në vendet ku xhirohen filmat, saqë ka marrë edhe oferta nga disa producentë për të qenë pjesë e ndonjë roli në këto produksione të suksesshme që vijojnë të transmetohen në shumë vende të botës.

Pak kohë më parë, ndërsa ishte i ftuar në “Rudina” për të rrëfyer produksionet e reja që janë parë me interes nga publiku i Tv Klan, Berti rrëfeu edhe disa sekrete gjatë takimeve me producentë, regjisorë e aktorë në Turqi. Siç tha ai, në këto takime kishte marrë edhe ftesën për të qenë pjesë e ndonjë seriali, por ishte gjuha ajo që e privonte ta pranonte ftesën… Të paktën, këtë shtroi si arsye fillestare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Me Seniha sulltanem @selenistan ♥️ #cool #tv #tvseries #payitahtabdülhamid #turkey #wonderful #feelinggreat #pictureoftheday

A post shared by Albert Dumani (@albertdumani) on

Megjtihatë, takimet me aktorët dhe emrat më në zë të kinemasë turke nuk i ka lënë. Pak muaj më parë, në Instragramin e Albert Dumanit u shfaq një foto e tij më aktorin e famshëm turk, Kivanç Tatlitug. Bashkë me foton, u lajmërua edhe seriali i ri që po luan aktualisht Kivanç Tatlitug, "Carpisma".

Ndërsa sot, në llogarinë e Bertit, edhe një foto tjetër me Kivanç-in, e cila duket të jetë po e të njëjtit takim, meqenëse aktori dhe Berti janë me të njëjtën veshje. Apo është një takim i dytë dhe veshjet janë rastësore? Vështirë, apo jo?

Sido që të jetë, Berti dha edhe një sinjal tjetër që vjen bashkë me Kivanç. Së shpejti, seriali i tij, me siguri, do të transmetohet në Tv Klan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Me sulltan Abdylhamidin ð??ð??? @bulentinal #payitahtabdülhamid #tvseries #cool #memories #turkey #trt

A post shared by Albert Dumani (@albertdumani) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Me canim Ahsenin ❤️ @ezgieyubogluyildirim #loveher #tvseries #payitahtabdülhamid #cool #bestoftheday

A post shared by Albert Dumani (@albertdumani) on