‘Dollapi i një vajze nuk është i plotësuar pa një palë xhinse të bardha’ - Levi’s.

Ngjyra e bardhë është një ndër më të thjeshtat për t’u kombinuar dhe këtë vit po dominon trendet që kanë nisur të prezantohen në pasarela, street style apo edhe në stilet casual. Gjithsesi, kur flasim për xhinset e bardha, shumica e vajzave e kufizojnë veten për t’i blerë, sepse nuk dinë si t’i kombinojnë ose nuk ndihen shumë rehat me to. Me ardhjen e stinës së ngrohtë, edhe ngjyrat në gardërobë bëhen më të ngrohta dhe ku ka më bukur se palë xhinse të bardha? Pa një palë të tilla, look-u nuk mund të ishte i kompletuar këtë pranverë-verë.

Më poshtë, po ndaj me ju disa mënyra të thjeshta kombinimi si të dukeni bukur me xhinse të bardha:

T-shirt me cartoons

Bluzat e pambukut me një personazh vizatimor në dizajnin e tyre janë në modë prej vitesh, madje vazhdojnë të jenë të preferuara gjithmonë. Unë zgjodha një nga personazhet e mi të parapëlqyer (sugjeroj që bluza të ketë kryesisht ngjyrë të bardhë ose bezhë). Gjithashtu dizajni që zgjedhim për bluzën mbetet totalisht sipas preferencës, mjafton që të dominojnë sa më shumë ngjyrat. Duke qenë se në këtë bluzë time ka detaje kafe, portokalli dhe, me së shumti, të zeza, vendosa që këpucët të kenë një dizajn leopard. Ato do të kombinoheshin mjaft mirë edhe me një palë taka të zeza apo të kuqe, por për të thyer përditshmërinë dhe për ta bërë veshjen më interesante dhe të veçantë, eksperimentova me këpucët. Këtë look do ta vishja në darkë apo në një party me miq.

Xhinset e bardha ft ngjyra e kuqe

Personalisht, e adhuroj mënyrën se si duken xhinset e bardha me nje palë taka të kuqe, kështu që zgjodha që ky look të ketë këtë elemente brenda. Një bluzë e thjeshtë e bardhë me një detaj të imët ngjyrë të kuqe ose mund të jetë edhe vetëm e bardhë pa asnjë dizajn, e shoqëruar me një xhaketë blazer të kuq, do të ishte kombinimin më i denjë për një drekë apo ditëlindje, pse jo dhe për një takim? Këpucët e kuqe i zgjodha me takë të ulët për një pamje sa më të thjeshtë dhe jo shumë të ngarkuar. Tepër classy dhe femërore.

Xhinset e bardha ft shapkat

Gjithmonë më ka pëlqyer të dukurit shumë klasike në të veshur edhe në ditët më të zakonshme dhe gjëja e parë që më vjen ndërmend kur flasim për veshje klasike, është copa silk. Ajo mbetet gjithmonë e preferuara ime. Zgjodha që bluza të jetë një material silk dhe në ngjyrë rozë pastel (sepse e bardha shkon shumë me çdo ngjyrë pastel të mundshme). Gjithashtu, bluzën e kombinova me një palë shapka të thjeshta në të njëjtën ngjyrë. Do të ngjanim shumë bukur në një pasdite në breg të detit apo edhe në përditshmëri.

- Edhe pse kontrastet e ngjyrave në veshje janë shumë stil, personalisht nuk do t’ju këshilloja që xhinset e bardha apo edhe ato të zbardhura t’i vishnit me një bluzë të zezë ose këpucë/atlete të zeza (e aq më pak çizme). Është një kombinim që nuk duket bukur.

- Xhinset e bardha janë një zgjedhje shumë e mirë kur nuk dimë se çfarë të veshim në një event të rasti. Me to bie shumë në sy dhe, fundja, janë shumë në modë këtë sezon.

- Nëse ndihesh rehat dhe druhesh se nuk ngjan bukur veshur me xhinse të bardha, qëndro me të parën! Mendoj se rehatia është primare në të veshur. Dhe të gjitha vajzat ngjajnë gjithmonë shumë bukur me çfarëdo që të veshin.

- Ji konfidente! Konfidenca e zbukuron veshjen dy herë më shumë. Nëse ndihemi bukur vetë dhe na pëlqen ajo që kemi veshur, reflektojmë tek të tjerët të njëjtën energji.

FOTO: creativemaazk