Ende pa dalë intervista, lajmi doli: “Ori dhe Isli, në një lidhje dashurie?” është një prej pikëpyetjeve që ka bërë sot xhiron në disa prej portaleve shqiptare. Ishte një video përmbledhëse nga intervista që Ori dhe Isli kanë këtë të shtunë në “Pop Culture”, ajo që ngacmoi rrjetin dhe një “deklaratë dashurie” që dy kolegët i thanë njëri-tjetrit.

Të ftuar nesër pasdite përballë Dojna Memës, Ori dhe Isli do të flasin për programin e tyre, marrëdhënien që kanë me të ftuarit, prapaskenat e programit të përditshëm në orët e para të mëngjesit, por, natyrisht, edhe për kiminë që kanë me njëri-tjetrin.

Zërat se të dy mund të kenë një lidhje më shumë se miqësore nuk dalin për herë të parë, ndaj edhe Dojna i ngacmon me këtë rast. Pas pyetjes së saj nëse "janë bashkë”, Isli është ai që përgjigjet i pari me humor: “Bashkë jemi, se s’jemi veç” dhe pas kësaj, vazhdon lojën me kolegen e tij: “Moj, duhemi ne?”

“Duhemi” – ia kthn Ori pa të keq.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Te shtunen ne @pop_culture_tch ne te dy dhe ð??» @dojnamema â??️

A post shared by o r i • n e b i j a j (@ori_nebijaj) on

Kaq u desh që rrjeti të bëjë lajmin, por Ori, e revoltuar për atë që është shkruar pas kësaj shakaje, ka shkruar mbi lajmin e publikuar sot në portale.

Ore a janë në vete ky milet?! Sot na martuat për një spot që njofton intervistën e cila jepet nesër! Po nesër ç’do bëni pas intervistës? Apo do divorcohemi nesër?!”- shkruan ajo duke hedhur poshtë në këtë mënyrë të gjitha aludimet për raportin e saj me Islin.