Ai është një ndër moderatorët më tërheqës të ekranit. Isli Islami ka qenë sonte i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka folur për një sërë gjërash në lidhje me jetën e tij personale dhe profesionale. Si gjithmonë, jeta private ndiqet me më shumë interes. Isli i ka rrëfyer Rudinës që është i dashuruar, por nuk është i lidhur.
Pra, është diçka e komplikuar. Isli nuk ka dhënë detaje rreth vajzës misterioze. Gjithsesi, Rudina i ka bërë një pyetje tjetër sërish rreth dashurisë. Cilën nga modetaroret shqiptare do të donte të kishte dashur Isli?
Ai ka dhenë emrin e Viola Spiros. Isli nuk e di nëse ajo është e lidhur apo jo, por Viola i pëlqen!