Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka qenë mbrëmjen e kaluar e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale. E zhvendosur prej vitesh në Francë, Ermali e ka pyetur Besën se partnerin do ta marrë francez apo shqiptar?

“Nëse do ta marr, ai do të jetë vetëm shqiptar”,-është shprehur Besa.

Këngëtarja nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve rreth operacioneve plastike. Ermali i është drejtuar:

“Thonë që ke bërë ndërhyrje kirurgjikale, ke bërë apo s’ke bërë?

Besa në një mënyrë e ka pranuar që ka kryer operacione plastike njësoj si vajzat e shoqërisë moderne.

“S’kam bërë asgjë që s’ka bërë një vajzë moderne e shoqërisë tonë. Ndihem mirë me veten. Dhe kur të vdes kam thënë që dua të më djegin dhe jo t’më mbulojnë dhe përveç kësaj gjëja më e rëndësishme, t’më rregullojnë”,-është shprehur Besa.