Aktori i famshëm turk, i njohur si Brad Pitt-i i Turqisë, Kivanc Tatlitug, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën shqiptare. Por i lindur dhe i rritur larg vendlindjes së të parëve, askush nuk do të mendonte se do ta pranonte me kaq krenari origjinën. i famshëm për rolet e tij në shumë seriale turke, një pjesë e mirë e të cilëve janë transmetuar edhe në ekranet shqiptare, Behlul nuk i ka harruar rrënjët. Përkundrazi.
Por, me gjithë dëshirën për të bërë shqiptar çdo të famshëm, një pjesë e mirë e publikut tonë nuk e besojnë se Kivanc Tatlitug i ka rrënjët shqiptare. Madje, guxojnë të kundërshtojnë edhe deklaratën që ai ka thënë vetë disa vite më parë.
Në një intervistë të dhënë për stacionin turk CNN, pasi u bë protagonist në shumë prej serialeve turke dhe u shpall si një ndër aktorët më të mirë në vend, Kivanc, ndërsa ka folur për fëmijërinë, adoleshencën e më tej edhe si u fut në botën e aktrimit, ka treguar edhe origjinën shqiptare: “Po, jam shqiptar”, – ka pranuar ai me krenari ndërsa është pyetur nga moderatorja e emisionit, duke shtuar: “Im atë është me origjinë nga Prishtina, ndërsa imë më është nga Adana.” (dëgjoni intervistën në link-un e mëposhtëm dhe lexoni edhe komentet poshtë saj).
Megjithatë, pas takimit të fundit me të, edhe drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, tha se pretendimet se Kivanc është shqiptar janë boshe. i ftuar pasditen e sotmje në “Rudina”, Alberti zbuloi disa detaje më shumë rreth aktorit që takoi pak kohë më parë në sheshxhirimet e serialit të tij të ri. Duke i shprehur vlerësimet më të larta për Shqipërinë dhe publikun shqiptar, Dumani tha se aktori u dërgoi të fala të gjithë shqiptarëve: “Nuk është se kishte prejardhje shqiptare siç pretendojmë ne…”, – shtoi Dumani.
Në fakt, Kivanc, siç e dëgjoni në këtë intervistë, e pranon vetë origjinën shqiptare nga i ati. Nëse ai thotë që është shqiptar, ne të tjerët pse të mos jemi krenarë për të?
Kivanc Tatlitug ka lindur më 27 tetor 1983 në Adana. Pas viteve të para të fëmijërisë në Adana, ku familja kishte një biznes të trashëguar prej më shumë se 100-vjetësh (furrë buke), lëvizi për të filluar studimet e larta Yenice ÇaÄ? (Private High School), ku u angazhua me ekipin e basketbollit. Pas sëmundjes së të atit, familja lëvizi drejt Stambollit, ku i ati mori një mjekim më të specializuar. Në Stamboll ai u angazhua me klupin e Beshiktashit si një basketbollist amator. Më tej, filloi të angazhohej si model, duke marrë edhe shumë Ò«mime në vite të ndryshme. Modelingu ishte trampolina që e hodhi aktorin nga pasarela në aktrim.