Ajo çfarë bëni para gjumit, flet shumë për karakterin tuaj. Këmbëngulja për të fjetur menjëherë pasi jeni shtrirë, nuk është mënyra e duhur. Sado të lodhur të jeni nga rutina e përditshmërisë, faza para gjumit kërkon impenjimin e saj.

Një aktivitet sado i vogël, ndihmon trurin të punojë shëndetshëm dhe të kërkojë vetë orët e duhura të gjumit gjatë natës.

Më poshtë, do të listojmë nëntë gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë përpara kësaj faze të domosdoshme:

1. Lexojnë një libër

2. Listojnë aktivitetet e së nesërmes

3. Kalojnë shumë kohë me familjen

4. Reflektojnë mbi ditën në mbarim e sipër

5. Meditojnë

6. Planifikojnë orët e gjumit

7. Shkëputen totalisht nga gjithçka që i mban në kontakt me punën

8. Vënë kokën në jastëk vetëm me mendime pozitive

9. Përfytyrojnë suksesin e së nesërmes