Pas studimeve që u janë bërë produkteve të bukurisë, që nga eksfoliantët, serumet apo kremrat, rezultatet nuk kanë qenë edhe aq të mira për ata që kanë një lëkurë të ndjeshme dhe alergjike. Edhe pse dermatologjikisht të testuara, shumica e produkteve që ne synojmë të blejme në farmaci apo dyqanet e mëdha dermokozmetike kanë një përqindje konservanti dhe kimikatesh ndaj të cilave jemi intolerantë.

Për ato vajza (apo djem) që kanë gjithmonë vështirësi në gjetjen e një produkti ideal për rutinën e bukurisë së përditshme, këtu ka një zgjidhje.

Çfarë rekomandojnë dermatologët dhe ekspertët e bukurisë? Diçka që ne e kemi në kuzhinë dhe që jep rezultate fantastike.

Kërkoni një produkt i cili ju largon qelizat e vdekura, por hidarton lëkurën në të njëjtën kohë? Scrub-i është mrekullia që mund ta përdorni kur të doni dhe sa herë të doni, sepse benefitet janë të pafundme.

Këtë mund ta realizoni me sheqerin kafë dhe vajin e preferuar. Mjaftojnë vetëm dy përbërës, njëri që eksfolion lëkurën dhe tjetri e hidraton që shtojnë vlerat kuruese, në varësi të vajit esencial që do të zgjidhni.

Synoni ta përdorni gjatë dushit për rezultate maksimale.