Genta Cana , moderatorja e emisionit sportiv “Minuta e fundit”, në Klan Kosova, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorëzuar me martesë dashurinë me partnerin e saj, Nolin, ditën e djeshme. Ceremonia është mbajtur në Prizren dhe lajmin e ka bërë të ditur Prive.al.

Po ashtu, është publikuar edhe fotoja e parë e moderatores me fustanin e nusërisë, i cili sipas saj kishte një bisht të gjatë 18 metra. Në foton që po qarkullon në media, Genta duket shumë e lumtur përkrah partnerit të saj dhe duhet thënë se ka shkëlqyer në ditën e saj të madhe.

Para pak ditësh, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo zbuloi lajmin e bukur se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, si dhe foli për planet për martesë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on