Danieli dhe Fotinia ishin një prej çifteve më të përfolur të edicionit të fundit të Big Brother Albania. Çifti i njohur e kurorëzoi me martesë dashurinë e tyre brenda shtëpisë së famshme dhe janë përfolur dhe diskutuar edhe pas daljes prej saj. Pas dasmës në shtëpinë e Big Brother, ata thanë se do të organizonin edhe një dasmë tjetër jashtë saj, në praninë e njerzve të afërm, por nuk dihet nëse është realizuar apo jo.
Danieli dhe Fotinia janë larguar nga vëmendja e publikut duke qenë se nuk kanë qenë më të pranishëm nëpër emisione, por edhe llogaria e tyre e përbashkët në Instagram nuk ekziston më. Por, çfarë ka ndodhur mes tyre? Edhe pse shumë herë është thënë se janë ndarë, një e afërme e Danielit ka bërë të ditur për Xing.al se çifti vazhdojnë të jenë bashkë. “Për bukuri janë”, -është shprehur ajo.
Pra, Fotinia dhe Danieli vazhdojnë të jenë bashkë!