Nuk ka ngurruar aspak Rezarta Shkurta që të postojë një foto të mikut të saj, kompozitorit Elgit Doda. Me siguri, ajo është bërë nostalgjike duke hapur arkivat e vjetra të fotove, dhe në mesin e tyre ka gjetur njërën më pikanten. Aty, Elgiti shfaqet në krahë të një modeleje, që ka pozuar tërësisht e zhveshur, por e kthyer me shpinë. Mësohet se vajza në fjalë, është modelja Elena Dibra dhe fotot janë realizuar në një kontekst vërtet artistik.
Edhe ju mund t'a dalloni që në kurrizin e modeles janë në formën e tatuazhit të pikturuara telat e violinës dhe dy f-të e saj, ndërsa Elgiti shfaqet bashkë me modelen nudo, në një foto që me siguri ka për autore vetë Rezarta Shkurtën. "Kur hap arkivat për të rishikuar fotot e vjetra...”, shkruan Rezarta në foton që ka postuar në Instastory, e të cilën e ka ndarë publikisht me të gjithë ndjekësit virtual.
Fotoja i takon vitit 2014-të dhe aty mund të dallohet qartë edhe Elgiti, më i vogël në moshë! Për momentin, fotoja e veçantë ka bërë xhiron e portaleve shqiptare, por ne jemi kurioz të dimë se çfarë ka menduar Klea, pasi e ka parë atë? Ku i dihet!